"E kam zgjuar në 4 të mëngjesit..."- Ledri Vula tregon "sekretet" e marrëdhënies me Sarën

Vitin e shkuar publiku pati mundësinë ta njihte Sara Hoxhën përtej të qënit partnerja e Ledri Vulës, me influenceren që arriti të triumfojë në "Dancing With the Stars", megjithatë fansat e saj dhe jo vetëm, vazhdojnë të jenë tepër kuriozë për marrëdhënien me reperin. Kujtojmë se cifti kanë edhe një vajzë bashkë, Poem, e cila është kthyer në "vajzën e preferuar të internetit", ndërsa ka qenë vetë Ledri që së fundmi ka treguar disa detaje nga lidhja me Sarën dhe "sekretin" që i bën të duken aq mirë bashkë.
Kështu, i ftuar në "Më lër të flas" mbrëmjen e djeshme, reperi tha se ata e ndihmojnë shumë njëri-tjetrin, ndërsa Sara ka qenë një nga mbështetëset e tij më të mëdha gjatë periudhës së fundit kur ai ka punuar me albumin e ri:
“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo/ Por edhe unë e ndihmojë në punën e saj, shpesh ja bëj unë fotografitë"
Ndërkohë, i pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i cilësojnë si "ciftin perfekt", Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por tregon që ata kuptohen shumë mirë për njëri tjetrin dhe kjo është gjithcka që ka rëndësi. Po ashtu ai komentoi edhe momentin që u bë viral në rrjetet sociale, kur në promovimin e albumit të tij, në një moment gjatë performancës, Ledri mori Sarën në skenë, duke ia kushtuar asaj këngën:
“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”
/News31


