GOSS-BIZ 25 Maj 2023, 14:56

Një nga këngët e albumit, Ledri zgjodhi ta promovonte ndryshe, duke bërë pjesë të saj edhe Sarën 

Një nga këngët e albumit, Ledri zgjodhi ta promovonte ndryshe,

Mbrëmjen e djeshme, mes miqsh, familjarësh e bashkëpuntorësh, Ledri Vula promovoi “sic i ka hije” albumin e tij më të ri, të titulluar “ 1 G.O.A.T për Ty”. Reperi zgjodhi nja nga club-et e Prishtinës për të kënduar e festuar deri në orët e para të mëngjesit me njerëzit e tij të dashur.

E në mesin e gjithë atyrë që u gëzuan për një tjetër arritje të Ledrit, ishte edhe gjysma e tij, Sara Hoxha. Si cdo herë tjetër, Sara ishte aty, duke kënduar me të e duke i dhënë të gjithë mbështetjen e saj.

Dhe një nga këngët e albumit, Ledri zgjodhi ta promovonte më ndryshe. Duke ftuar në skenë partneren e tij të jetës e njëkohësisht fituesen e “Dancing Wth the Stars”. Së bashku, ata kërcyen këngën e rradhës, duke dhuruar në fund edhe një puthje. Të cilën në fakt, e kërkuan me shumë ngulm të gjithë të pranishmit.

Mund të themi lirisht se ai moment ishte “qershia mbi tortë” e mbrëmjes së promovimit të albumit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prive.al (@prive.al)