GOSS-BIZ 30 Qershor 2026, 12:43

“Jemi dhe s’jemi çift i gjeneratës Z”/ Selin ka një KËSHILLË për të rinjtë: Ta bësh marrëdhënien toksike...

“Jemi dhe s’jemi çift i gjeneratës Z”/ Selin ka

Dy ish-banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, kanë bërë daljen e tyre të parë televizive si çift. Ata ishin të ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku kanë folur më shumë për projektin e tyre të përbashkët “DJ Remix”. Gjithashtu kanë treguar edhe planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie por edhe për hapat e karrierës.

Të pyetur se si janë si çifti i gjeneratës Z, Selin u përgjigj që ‘edhe jemi, edhe nuk jemi Gen Z’.

“Jemi shumë larg dramave, marrëdhënies toksike, e lagu, s’e lagu. Po mundohemi që të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Ajo që sheh publiku është shumë pak nga ajo që kemi në jetën reale”, vijoi Selin.

“Ne kemi pak tipa funny, edhe kur jemi nervozë jemi funny”.

Më pas fituesja e “Big Brother VIP 5” dha një këshillë për gjeneratën Z:

“Një këshillë që dua të jap, që nëse keni në plan t’i jepni stres marrëdhënies, është mënyra e gabuar. Ta bësh marrëdhënien toksike nuk është mënyra e duhur”.