GOSS-BIZ 26 Maj 2023, 12:04

Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të martohen këtë verë?

Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të martohen këtë verë?

Çifti më i ëmbël i momentit, Sara Hoxha dhe Ledri Vula rrëmbyen edhe njëherë zemrat e të gjithëve me performancën e tyre në promovimin e “Një G.O.A.T Për Ty”. Sara u ngjit në skenë me Ledrin dhe dhuruan një super performancë me një nga këngët e reja të albumit.

Ndalur këtu, a do të kemi këtë verë një dasmë nga Sara dhe Ledri? Vetë Sara iu përgjigj kësaj pyetjeje, në një intervistë për “T7”, duke e mohuar dicka të tillë.

“Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan".

Por, a duan ta zgjerojnë familjen?

“Kemi menduar shpeshherë . Unë dëshirë kam të bëj dhjetë, por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi mos të mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”, ka përfunduar Sara.