“1 G.O.A.T për ty” mori vëmendjen që meriton! Brenda festës speciale të Ledri Vulës

Mbrëmjen e djeshme Ledri Vula lancoi albmin e tij të ri “1 G.O.A.T për ty”. Në një nga club-et e Prishtinës, përpara miqve, familjarëve dhe bashkëputorëve, reperi këndoi të gjitha hitet e albumit.
Në skene u ngjitën edhe artistë të tjerë, disa prej të cilëve janë edhe pjesë e albumit përmes bashkpëunimeve me Ledrin. Emra të njohur si Lyrical Son, Mc Kresha, Dhurata Dora, Noizy, Blerim Destani, e shumë të tjerë, shoqëruan Ledrin në këtë natë speciale të karrierës së tij.
Pasi festa e madhe mbaroi, një tjetër after-party shumë privat, mblodhi sërish njerëzit më të afër të artistit për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Dhe datën e djeshme akoma më të vecantë e bëri një tjetër detaj. Dje, Poema e vogël shqiptoi për herë të parë një fjalë të plotë, duke i uruar babit suksese.
Muzikë e bukur, energji e mirë dhe njerëz special, “1 G.O.A.T për ty” mori vëmendjen që meriton dhe ne tani kemi se me cfarë t’i shijojmë ditët e nxehta verore.