SPORT 26 Gusht 2023, 18:00

Refuzoi të dorëhiqej pas skandalit në finalen e Kupës së Botës, Presidenti i Federatës Luis Rubiales shkarkohet nga qeveria spanjolle!

Refuzoi të dorëhiqej pas skandalit në finalen e Kupës

Pas vendimit për të mos u dorëhequr nga posti i Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, edhe pse ishin në shumicë ata që e kërkuan këtë pas veprimeve të pahijshme që bëri gjatë dorëzimit të medaljve në finalen e Kupës së Botës për femra (ku puthi në buzë pa dëshirën e saj sulmuesen e përfaqësueses) qeveria spanjolle ka vendosur të pezullojë Luis Rubiales nga detyra.

Kështu deklaroi Victor Francos, President i Këshillit të Lartë të Sporteve, i cili u paraqit në konferencën për shtyp pas njoftimit të presidentit të RFEF se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se Rubiales nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e detyrës që kishte dhe këtë e ka treguar me vendimet e fundit.

Ky vendim vjen edhe pas "kërcënimit" që përfaqësuesja e femrave në futboll e Spanjës, tashmë kampione bote, bëri, ku u shpreh se nuk do të luante asnjë ndeshje zyrtare derisa Rubiales të largohej. 

Deklarata e plotë e Francos, për vendimin e qeverisë:

“Z. Rubiales nuk ishte në lartësinë e detyrës. Ai nuk ishte në “lartësinë” e asaj që prisnin lojtarët, as e asaj që priste qeveria, as e asaj që priste, mbi të gjitha, futbolli spanjoll. Nuk bëri atë që duhej të bënte. Shpjegimet e tij nuk janë të mjaftueshme, as nuk mjafton që të mos ndërmerren veprime të mëtejshme. Qeveria spanjolle nuk do të mbetet e pandjeshme përballë asaj që ndodhi sot. Qeveria sot ka nisur procedurat që zoti Rubiales t’i japë shpjegime. Do ta pezullojmë Rubiales nga funksionet e tij”

/News31