GOSS-BIZ 21 Gusht 2023, 09:35

Pas fitores së Kupës të Botës, presidenti i federatës spanjolle puth futbollisten në buzë!

Pas fitores së Kupës të Botës, presidenti i federatës

Në një mbrëmje plot ngjarje, ku Spanja rrëmbeu Kupën e Botës në Sydney të dielën mbrëma, pas finales futbollistja që shënoi golin e fitores, Olga Carmona, zbuloi se babai i saj kishte vdekur, një tjetër moment ka bërë zhurmë.

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, është kritikuar pasi puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë. Puthja e dhënë në skenë gjatë ceremonisë zyrtare pas ndeshjes, u kap në kamera dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në komentet e dhëna më vonë për Agence France-Presse, Jenni Hermoso u shpreh:

“Ishte një gjest reciprok krejtësisht spontan për shkak të gëzimit të jashtëzakonshëm që sjell fitorja e Kupës së Botës. Presidenti dhe unë kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sjellja e tij me të gjitha ne ka qenë e jashtëzakonshme dhe ishte një gjest i natyrshëm dashurie dhe mirënjohjeje.”

Luis Rubiales tha gjithashtu për Radio Marca se ishte një "gjest i parëndësishëm dashurie" dhe hodhi poshtë sugjerimet se puthja ishte e papërshtatshme.

 

Pas fitores së Kupës të Botës, presidenti i federatës