Puthi në buzë sulmuesen e Spanjës pas fitimit të Botërorit, Presidenti i Federatës: “Nuk jap dorëheqjen”

Luis Rubiales ka refuzuar të largohet nga posti i Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, pas veprimit të tij të shumë komentuar, fill pas finales së Kupës së Botës për femra të dielën, ku triumfoi kombëtarja e tij, Spanja.
Kështu, Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë, gjatë momentit kur po i jepte medlajen e fituesëve, gjest ky që është bërë viral në të gjithë botën, ka shkaktuar reagimi e shumë personazheve të njohur dhe ka shtyrë shumë persona të ngrejnë akuza ndaj Presiedentit, madje të kërkojnë edhe dorëheqjen e tij.
Rubiales kërkoi falje për puthjen të hënën përpara se FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, të hapte procedimin disiplinor kundër tij. Hetimi ndaj Rubiales u hap ditën e djeshme zyrtarisht, ndërsa sot ai doli para Asamblesë së Jashtëzakonshme të futbollit spanjol, ku tha se nuk do të dorëhiqet.
“Më kanë thënë se gjëja më e mirë është që unë jap dorëheqjen. Duhet të ketë ndonjë arsye që duan të më heqin nga ky vend. Kush më njeh e di që do të qëndroj deri në fund. Ka ardhur koha të them diçka. Mendoni se ajo që ndodhi është një arsye për të vuajtur këtë 'gjueti'? A është mjaft serioze që unë të largohem? Nuk do të jap dorëheqjen!”- tha Luis ndër të tjera, vendim ky që më së shumti ka marrë kritika se sa përkrahje, të paktën nga publiku në rrjetet sociale e në media.
View this post on Instagram
/News31