Kiara Tito flet për herë të parë pas zërave se është në një lidhje me Young Zerkën

Pak ditë më parë publiku shqiptar u njoh me romancën më të re mes personazheve të njohur, çiftin Kiara Tito dhe Young Zerka. Për ju që nuk keni qenë të vëmendshëm, e gjitha nisi nga një postim i këngëtarit nga studio e “Shiko Kush Luan”, ku ishte së bashku me moderatoren dhe bashkangjitur me foton shkruante “date”.

Gjithsesi, zërat për një lidhje të mundshme mes tyre u shtuan më shumë kur “Panorama” shkruajti se ata ishin vërtetë bashkë dhe kjo ishte arsyeja pse ishin të ftuar të dy në program. Asnjëri prej protagonistëve nuk kishte reaguan për lajmin, deri mbrëmjen e djeshme, kur Kiara në Instagram-in e saj ju përgjigj një pyetje pikërisht për Zerkën. Më saktësisht: “C’thonë kështu për ty dhe Zerkën?“.

My Dental

E pra ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?“- thotë Kiara, e cila me këtë përgjigje në vend që të na sqarojë, na ka shtuar më shumë dyshime për atë që po ndodh. Mos ndoshta ka qenë pjesë e emisionit e gjithë historia e “date””? Apo ata janë vërtetë çifti më i ri në showbiz?

Këtë me shumë gjasë do ta zbulojmë të shtunën, e rëndësishme është që më në fund moderatorja nuk po përflitet më për lidhjen që mbeti gjithmonë “në tentativë” me Butrint Imerin.

/News31