GOSS-BIZ 15 Nëntor 2020, 20:24
Çifti më i ri në showbiz: Kiara Tito dhe Young Zerka?
NEWS-31
Siç dihet për publikun, Kiara Tito dhe Young Zerka janë single. Ose më saktë, ishin... Një romancë e re thuhet se ka lindur mes tyre dhe pritet që vetë ata ta konfirmojnë së shpejti.
E gjitha nisi me postimet e kësaj jave nga të dy, teksa ishin në xhirimet e emisionit "Shiko Kush Luan", puntatë që pritet të transmetohet së shpejti. Kiara dhe Young Zerka postuan të dy një foto me njëri-tjetrin, teksa shkruanin "date", që për ata që nuk e dinë, do të thotë dikush me të cilin del në një takim romantik. Kjo mund të ishte një lojë e emisionit, por burime pranë çiftit kanë zbuluar për "Panorama" se është gjithçka e vërtetë. Ata janë në një lidhje romantike dhe kjo ka qenë dhe arsyeja pse Luana Vjollca i ka ftuar bashkë.
/News31