Shenjat e Horoskopit që marrin vendime (vetëm) në bazë të emocioneve!
Të mendosh me mendje apo "me zemër"? Me mendje do thonin ata që mbështeten vetëm tek faktet dhe besojnë se logjika nuk të le asnjëherë në baltë, megjithatë për disa të tjerë, mbizotërimi i logjikës mund të jetë "makth" më vete dhe duan të përfshijnë edhe ndjenjat në marrjen e vendimeve, që ndonjëherë janë të rëndësishme patjetër.
Askush nuk mund t'ju thotë që njëra mënyrë është e duhura dhe tjetra, e gabuara, idealja do ishte një ekuilibër që nuk është aspak i lehtë për t'u arritur, sidomos për 3 shenja të Horoskopit që venë gjithmonë të parat emocionet dhe më pas arsyen. Cilat janë këto shenja? I shohim bashkë:
Gaforrja
Një Gaforre drejtohet nga Hëna, e cila është "simbol" i emocioneve dhe gjendjes tonë emocionale. Është një shenjë jashtëzakonisht emocionale që thjesht nuk mund të funksionojë me logjikë, madje kur e bën këtë, ka të ngjarë të vuajë. Kështu, një Gaforre ka shumë më shumë gjasa të zgjedhë të dëgjojë ndjenjat e saj të brendshme dhe të marrë vendime bazuar në të se sa të mendojë gjërë e gjatë.
Luani
Luani ka një lidhje të veçantë astrologjike me zemrën, qoftë si organ, qoftë si "selia" e emocioneve dhe njerëzit që i përkasin kësaj shenje pothuajse gjithmonë e nderojnë atë. Një nga frikërat më të mëdha të një Luani është ndjenja e zbrazëtisë emocionale dhe kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë kur veproni dhe mendoni vetëm logjikisht. Pra një Luan preferon të rrezikojë dhe të ndjekë ndjenjat, duke e kaluar jetën e tij të përditshme në ekstreme, në vend që të vendoset për situata të qeta ku mbizotëron logjika.
Dashi
Si shenja zjarri, është pothuajse e pamundur për një Dash të mendojë logjikisht. Ai mund të ketë një mijë arsye për të shmangur dicka, por nëse zemra “i thotë kështu”, atëherë nuk ka vend për mendime të dyta. Në asnjë rrethanë një Dashi nuk i pëlqen të shtypë veten dhe për këtë arsye, ai nuk mban asgjë brenda. Çfarëdo që të ketë ai do ta shprehë, edhe nëse logjika e tij i thotë të mos e bëjë këtë. Disa herë do të “digjet" me vendimet e tij, por kjo nuk e pengon që të vazhdojë të ndjekë zemrën, pa u menduar shumë.
/News31