ZODIAC 7 Tetor 2023, 18:09

Shenjat e Horoskopit që do të përballen me më shumë vështirësi gjatë tetorit!

Shenjat e Horoskopit që do të përballen me më shumë

Më parë ju kemi bërë me dije shenjat e Horoskopit që do kenë një periudhë mjaft të mirë në muajin tetor, po ashtu edhe ata që do të bëjnë para, megjithatë ka edhe shenja që nuk do kenë ditë edhe aq të mira. Kështu, më 14 tetor, tek Peshorja ndodh eklipsi i parë i stinës së vjeshtës, i cili prek Dashin, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapët. Nga ana tjetër, më 28 tetor, në aksin Demi-Akrep formohet eklipsi i dytë i stinës së vjeshtës, duke prekur Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin. Të gjitha shenjat do preken nga eklipset, megjithatë 3 prej tyre do të "vuajnë" më shumë. Cilat janë ato? I shohim bashkë: 

Demi

Tensioni, dyshimi dhe mosbesimi janë ndenjat që do të mbizotërojnë për ju këtë tetor. Marsi dhe Mërkuri janë përballë jush dhe do ndikojnë në marrëdhëniet tuaja e nëse ka përçarje në fushat personale ose profesionale, prisni që ato të rriten dhe marrëdhëniet me disa njerëz të marrin fund përfundimisht. Eklipsi i dytë do të ndodhë në shenjën tuaj më 28 tetor, pjesërisht të paktën, që do të sjellë një ndryshim të madh në jetën tuaj, qoftë në punë apo edhe në shtëpi.

Luani

Në fakt, është e vështirë që të bëhet një parashikim për ju, por mund të themi që nëse keni durim, mund të keni edhe sukses. Keni duruar shumë dhe tani ju kërkohet të duroni edhe më shumë. Nga data 12 e muajit, kur Marsi të kalojë në Akrep, do të përballeni me probleme të ndryshme me shtëpinë tuaj, qoftë si hapësirë, qoftë me të dashurit tuaj. Do lindin disa tensione me të afërmit dhe problemet në shtëpi që nuk do ju lënë të qetësoheni.

Ujori

Biznesi dhe marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët janë në fokus këtë muaj. Do të ketë rivalitet, goditje pas shpine dhe goditje nën brez. Tensioni dhe nervat do mbizotërojnë, ndërsa taktikat e ndryshme që disa persona do të ndjekin në punë kundër jush do ju bëjnë më të acaruar. Në të njëjtën kohë, nga fundi i muajit, eklipsi hënor dhe hëna e plotë ndikojnë në çështjet tuaja personale dhe përfundoni duke u grindur me të gjithë. Durimi dhe të menduarit e qartë janë të nevojshme për të pasur sukses.

/News31