ZODIAC 15 Nëntor 2023, 19:36

Shenjat e Horoskopit që do të kenë mjaft fat në marrëdhëniet e tyre të dashurisë!

Shenjat e Horoskopit që do të kenë mjaft fat në

Hëna e Re e cila erdhi të hënë, më 13 nëntor, shënoi fillimin e një epoke të re. Kështu, nga fillimi i javës, kur Hëna kaloi në një linjë me Afërditën, diçka e mirë do të ndodhë në marrëdhëniet tuaja të dashurisë. Nëse jeni në një lidhje, do të ndani ndjenjat e dashurisë me gjysmën tuaj e nëse jeni beqarë, do të kaloni një periudhë e bukur, ku ka gjasa që të takoni dikë që do t’ju emocionojë. E ndërsa të gjithë do jemi me sytë nga dashuria, 3 shenjat e mëposhtme do të kenë fat të veçantë në jetën e tyre emocionale:

Dashi

Në këtë fazë të jetës suaj, nuk keni "oreks" për energji negative, toksicitet dhe vuajtje. Tashmë ke vuajtur mjaft. Tani, më në fund do të shihni edhe ju vetë se jeni një person i veçantë që vërtetë meritoni më të mirar. Sot tregoni ndjenjat tuaja pa frikë dhe do të merrni një përgjigje. Shprehuni dhe nuk do të humbisni, përkundrazi! 

Gaforrja

Disi e keni humbur atë ëmbëlsinë që ju zotëron zakonisht dhe ndiheni të çuditshëm. Duke filluar nga e hëna, ju keni mundësinë të bëheni sërish vetvetja. Javët e fundit kanë qenë të vështira, me mjaft stres, por tani i keni lënë pas dhe gjithcka mbaroi. Të gjitha shenjat tregojnë se dashuria do të vijë në rrugën tuaj, pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo jo. Jeta juaj e dashurisë do të ndryshojë për mirë, si seksualisht ashtu edhe emocionalisht. Thjesht mbajini sytë hapur.

Luani

Ju nuk duhet të përpiqeni shumë për t’u argëtuar dhe e dini këtë mjaft mirë. Tani, do të keni edhe më shumë lumturi në emocionet tuaja. Ju do t’i tregoni partnerit se sa shumë do të thotë ai për ju, do të ndiheni të sigurtë edhe nëse sapo keni filluar të dilni me dikë, do të shihni që njerëzit që kanë ekzistuar tashmë në mjedisin tuaj janë më interesantë nga sa prisnit. Dhe më e mira; Nuk do të duhet as të provoni, dyert do të hapen vetë.

/News31