OPINIONS 14 Dhjetor 2018, 00:00

Zbulohet projekti i rëndësishëm televiziv për të cilin Eneda Tarifa braktisi “Voice Kids”

Pak ditë më parë përmes një postimi në “Instagram” Eneda Tarifa dha lajmin se nuk do të jetë më pjesë e jurisë së “Voice Kids” në Top Channel. Artistja shpjegoi se shkak për këtë largim u bënë disa impenjime personale dhe projekte televizive tepër të rëndësishme.
Ditën e sotme “Gazeta express” ka zbuluar se ku do ta shohim Enedën shumë shpejt dhe duhet thënë se është vërtetë një projekt shumë i rëndësishëm siç Eneda e kishte përmendur. Bëhet fjalë për Festivalin e Këngës në RTSH, drejtimi i të cilit këtë vit i është besuar pikërisht Eneda Tarifës. Pas disa vitesh mungesë, artistja rikthehet sërish në rolin e moderatores këtë herë në Radio Televizionin Shqiptar. Ne presim me padurim ta shohim Enedën nën drejtimin e këtij eventi të rëndësishëm për muzikën shqiptare.