©31 12 Tetor 2021, 14:05

Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë dhe një videoklip, nuk mjafton

Viti i albumeve! Artistët po na tregojnë se një këngë

Zhvillimi gjithnjë e më i madh i teknologjisë, e kufizoi shumë publikimin e albumeve muzikore nga artistët në mbarë botë. Me YouTube, Spotify e shumë plarforma të tjera, lehtë të aksesueshme, sjellja e albumeve fizike siç ndodhte para disa vitesh "doli jashtë loje". E sidomos në vendin tonë ku për një kohë të gjatë këngëtarët janë ankuar se publikimi i një albumi u shkakton shumë dëme financiare dhe se nuk ia vlen. Kjo vjen edhe si pasojë e një realiteti ku vlerat artistike dhunohen përditë dhe një numër i konsiderueshëm i figurave publike përqafojnë një sistem që nuk e vlerëson integritetin dhe ndershmërinë. Por, ekziston gjithnjë një zgjedhje. Së fundmi është kthyer në trend për artistët publikimi i disa këngëve në formë albumi ose album i shkurtuar i quajtur EP. 'Extended Play' do të thotë se një EP është më e gjatë se një këngë e vetme, por më e shkurtër se një album dhe është përqafuar gjerësisht nga artistët.

Ato zakonisht përmbajnë 5-8 këngë dhe janë më pak se 30 minuta të gjata. Vitin që lamë pas disa artistë shqiptarë sollën albume muzikore duke na falur ditë të bukur për muzikën shqiptare të gjithve. Por, lajmi i mirë është se "ky trend" vijoi edhe gjatë këtij viti dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur. Por, cilët janë artistët shqiptarë që kanë publikuar albume/ EP gjatë 2021 ose pritet t'i publikojnë deri në fund të vitit?

Elvana GJATA- Çelu Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana u rikthye në muzikë, duke sjellë EP “Çelu” me 7 këngë që u kthyen menjëherë në hite dhe ende dëgjohen kudo. "A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” janë këngët e EP, për të cilin Elvana zgjodhi të bashkëpunonte me dy nga emrat më të mirë të muzikës, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

https://youtube.com/playlist?list=PLMM_hPFsyfYiDGm_Xkle4-MeKxtcqm6kV Elhaida DANI- Zanin Këngëtarja e dashur shqiptare Elhaida Dani ka publikuar disa ditë më parë albumin e titulluar “Zanin”. Artistja mbajti një koncert në Tiranë për të prezantuar atë. Albumi përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”.

Dafina ZEQIRI- Dafinë moj Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, solli albumin e saj të shumëpritur, “Dafinë Moj” më 1 tetor, si fizikisht ashtu edhe në platformat online. Albumi ka 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta. Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me nënën e saj. https://youtube.com/playlist?list=PLTge8LR3xrFctmfbK6nfEg1O6iot7dUsN  

Arilena ARA- Pop Art Arilena po ashtu ka gati publikimin e albumit e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj. Albumi mban titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet i plotë së shpejti! Deri tani ajo ka publikuar bashkëpunimet me Dafinën dhe Noizyn teksa shumë këngë të tjera "janë rrugës". 

Mozzik dhe Loredana- No rich parents Loredana dhe Mozzik kanë lançuar në 24 shtator albumin e shumëpritur, të cilin ka kohë që e kanë paralajmëruar. Albumi mban titullin “No Rich Parents” dhe përmban 14 këngë, disa në gjermanisht, disa në shqip. Albumi erdhi si një rrëfim i gjithë problemeve, ndarjes, marrëdhënies së çiftit. https://youtu.be/hCBTXR-o9us  

Ronela HAJATI- Rron Këtë vit Ronela Hajati është rikthyer fuqishëm në muzikë, pas disa kohësh pauzë. Ajo ka realizuar edhe albumin e parë, të quajtur “Rron”, këngët e të cilit po i publikon hap pas hapi. Para pak ditësh, ajo publikoj këngën e fundit ne titull "Leje". https://youtu.be/8dhd4nhDEsc

Aurela GAÇE Aurela Gaçe gjithashtu po punon për albumin e saj më të ri. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë artistja duke postuar në Instagram para disa javësh një foto krah producentit Adrian Hila. “Pushimet mbaruan, puna rifillon atje ku e lamë.”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar të tjera detaje. Mezi po presim!!  

Yll Limani Ylli Limani është një tjetër artist që ka nisur punën për albumin e ri. Artisti i njohur ka bërë të ditur së fundmi se edhe ai është në realizim të një projekti madhështor. Kështu ka lënë të kuptohet në bazë të një postimi të fundit të shpërndarë në InstaStory. “Mezi po pres që ju njerëz ta dëgjoni të gjithë albumin”, kanë qenë fjalët e tij. Megjithatë deri më tani nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër sa i përket këtij albumi.

MOZZIK Jo, nuk e kemi ngatërruar emrin e Mozzik. Pas albumit në bashkëpunim me Loredanën, tani reperi ka bërë të ditur që është duke punuar në një album të ri solo.  Mozzik ka treguar se për publikimin e tij fansat do të ju duhet të presin edhe pak. “2 orë pata kohë me ngu albumin e ri. Guri tamon qysh di unë.. Vec thash t’ju tregoj që edhe pak edhe pak, Lambziki”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e disa fotove.   

GETINJO Ashtu si i vëllai, edhe Getinjo po punon për një album të ri. Ai ka zbuluar në rrjetet sociale se albumi mban titullin "Underrated", por deri tani nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër.