OPINIONS 20 Dhjetor 2018, 00:00

Victoria Beckham “dështon”. Shtëpia e saj e modës e "zhytur" në borxhe

Victoria Beckham duket se nuk i ka aspak mirë “punët” në shtëpinë e saj të modes. Sipas të dhënave të fundit ajo është duke humbur rreth 28 mijë paund në ditë.

Dokumentet e paraqitura nga marka e saj insistojnë që aksionerët “janë të përkushtuar në reduktimin e humbjes”. Por, lajmi i mirë është se shitjet e rrobave të saj dhe aksesorëve të modes, janë rritur duke shkuar 17%, në 42.5 milion dollarë.

Rikujtojmë që bashkëshorti i saj, David Beckham i dhuroi markës “Victoria Beckham Ltd” 8.5 milionë paund në vitin 2016. Por kompania filloi të “rrënohej” vitin e kaluar ku regjistruan plot 10.2 milion paund humbje.