OPINIONS 10 Maj 2020, 00:00

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi në Itali. Pas më shumë se dy muajsh me shifra të larta, në vendin fqinj janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit vetëm 802 të prekur nga Covid-19. 281 më pak se një ditë më parë.

Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve numërohen 165 viktima nga Covid-19. Një shifër shumë më e ulët se e javëve dhe ditëve të fundit. Numri total i personave që kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës në Itali ka shkuar në më shumë se 30 mijë. Numri total i të infektuarëve është 219 070 persona.

Të infektuar në të gjithë botën janë 4.2 milionë persona, ndërsa të vdekurit nga koronavirusi janë mbi 281 mijë njerëz.

/News31.al