Të zgjedhësh zanatin apo të presësh gjatë? Tani keni mundësinë të siguroni të ardhmen


Zgjedhja e një profesioni është ndër dilemat më të mëdha që shoqëron këdo pas moshës 18-vjeçare. Na nevojitet të gjejmë balancën mes pasionit dhe asaj që na siguron më shumë të ardhura.
Të rinjtë kudo në botë po orientohen gjithmonë e më shumë tek zgjedhja e një zanati. Në një kohë kur gjithçka po matet në bazë të ekonomisë, njerëzit po kuptojnë se të zotëruarit e një zanati vlen, me raste, më shumë se sa vite të tëra shkollim. Përpos ekonomisë, studimet e fundit tregojnë se profesioni mundëson atë çka të gjithë kërkojmë në fushën që zgjedhim: jetëgjatësi në karrierë! Përfshirja në një zanat, gjithashtu krijon mundësinë e zhvillimit të njohurive dhe talentit, nga dita në ditë. Disa faktorë këto, që ekspertët i konsiderojnë si ‘kyç’ në përfshirjen në një profesion të caktuar.
Është koha që ju të mendoni në të njejtin drejtim. Sugjerimi ynë për të gjithë ata që dëshirojnë ta sigurojnë të ardhmen është Albanian Gastronomy Academy. Regjistrimet vazhdojnë për të apasionuarit pas kuzhinës, të cilët synojnë që pasionin ta kthejnë në zanat. Kuzhinier apo picajol, kurset 3 dhe 9 mujore ju ofrojnë mundësinë të zgjidhni më të mirën për ju. Duke qenë se sipas statistikave të fundit, po vërehet gjithmonë e më shumë dëshira e zanatçinjve për të ushtruar profesionin larg vendit, një lajm i mirë vjen sërish nga AGA. Certifikata me të cilën do të pajiseni në përfundim të kursit njihet në shumë vende të botës.
https://www.instagram.com/p/B3_cg05gETw/?igshid=1188jvnjb7qhl
Pra, nuk do të hasni asnjë problem në rast se po synoni që punën tuaj, ta zhvilloni jashtë Shqipërisë. E vetmja këshillë që kemi për ju është të nxitoni për regjistrimet, pasi vendet janë të limituara. Siguroni të ardhmen – kjo, vetëm me Albanian Gastronomy Academy!
https://www.instagram.com/p/CEuhe0kgWSc/?igshid=1tdwnwcjrtn3j