Të gjithë po flasin për videoklipin e kopjuar, por a e vutë re se Tayna ka marrë edhe këtë detaj nga Drake?
Mund të quhet fenomeni muzikor i vitit 2018 pasi arriti të bëhej tepër e njohur menjëherë pas publikimit të projektit të parë muzikor “Columbiana”. Po flasim për reperen Tayna e cila ka depërtuar me ritme mjaft të shpejta në industrinë muzikore shqiptare.
Javën e kaluar artistja lansoi këngën e saj më të re me titull “Pow Pow” e cila u komentua së tepërmi për tekstin dhe videoklipin. Por mesa duket, për realizimin e këtij projekti Tayna ka gjetur frymëzim tek disa artistë të huaj.
Që videoklipi i saj ngjan deri në detaje identike më atë të këngës “Go Gaga” nga këngëtari afrikan Lava Lava të publikuar një muaj më pare, e mësuam pothuajse të gjithë. Por nëse do të dëgjojmë edhe një herë me vëmendje “Pow Pow” do të vëmë re se edhe një tjetër element i këngës mund të mos e ketë “prejardhjen” nga Tayna apo bashkëpuntorët e saj. E kemi fjalën për muzikën.
Vija melodike që Tayna ka pëdorur, ngjason së tepërmi me atë të këngës “Picasso” nga Drake dhe Migos, projekt ky i publikuar nga dyshja vitin e kaluar.
https://youtu.be/We5AzwoCOpg
Nuk e dimë nëse Tayna thjesht ka kërkuar një pikë frymëzimi apo vërtetë ka “kopjuar” këta artistë duke menduar se nuk do të “zbulohej”. Gjithsesi ajo mbetet një nga artistet më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe ne i kemi shijuar së tepërmi këngët e saj.
https://youtu.be/9_4RXAg4pqk
https://youtu.be/0nJly2ZZ5p0