OPINIONS 4 Mars 2020, 00:00

Tani janë të martuar, por mendimi që ka pasur Sophie Tuner për Joe Jonas para takimit të parë nuk ka qenë aspak pozitiv

Të githë duam të dëgjojmë një histori të bukur dashurie. Duam të dimë për romancën, fizhekzjarret, fluturat në stomak, kiminë mes dy personave ose për faktin që fillimisht njëri prej tyre ka menduar se tjetri është thjeshtë "një idiot".

Kjo e fundit është shkëputur nga historia e Sophie Turner dhe Joe Jonas, të cilët tani janë lumturisht të martuar, por që historia e tyre nuk ka nisur ashtu siç mund të mendoni. Ka qenë aktorja e “Game of Thrones” e cila ka ndarë detajet nga takimi i parë me partnerin e saj për revistën “Elle”. Në fakt ajo mban mend se ka takuar agjentin e Joe në vitin 2016, i cili i kishte thënë në mënyrë të pafajshme: “Ti më kujton një prej klientëvë të mi, vë bast që ju të dy do shkonit shumë me njëri-tjetrin.

Pak kohë më vonë, Joe gjendej në Londër për një tur muzikor dhe i kishte shkruajtur Sophie në Instagram për ta ftuar që të dilnin bashkë. Ajo kishte pranuar vetëm sepse ishte Joe Jones, megjithatë kishte menduar se do të ishte një "idiot" dhe me siguri nuk do ta duronte dot. Madje ajo tregoi se i kishte urryer “Jonas Brothers” kur kishte qenë më e vogël dhe priste që takimi me të, të ishte një katastrofë.

Joe kishte ardhur vetëm në lokalin ku ata u takuan, i pashoqëruar nga truprojat apo pjestarët e grupit të tij dhe pasi kishin pirë dhe kërcyer pak bashkë,  kishin dalë vec nga të tjerët dhe thjesht folën me orë të tëra për gjithçka. Përfundimi? Sophie kishte pranuar që atë natë ta shoqëronte për pjesën e mbetur të turit të tij muzikor. Më pas dolën dhe disa herë të tjera, u lidhën, u fejuan, u martuan në dy ceremoni të ndryshme dhe tani janë në pritje të fëmijës së parë.

Jo keq për një “idiot” apo jo? /News31.al