SPORT 8 Janar 2024, 20:12

U fut në fushën e lojës dhe goditi kundërshtarin pasi i dëmtoi të birin, grushti i babait të Shpendit “pushton” mediat italiane

U fut në fushën e lojës dhe goditi kundërshtarin pasi i

Një episod tejet i pazakontë dhe padyshim i pakëndshme ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes të së dielës, mes skuadrave të Cesena e Olbia, në Grupin B, të Serie C, të Italisë, ku protagonist ishte babai i futbollist shqiptar Cristian Shpendi. Kështu, shqiptari është bërë “kryefjalë” e mediave sportive sot në vendin fqinj, teksa bëri një gjest të rëndë, duke zbritur nga tribuna dhe vapruar drejt fushës, teksa ka goditur me grusht portierin e Olbia-s, Filippo Rinaldi. 

Arsyeja pse babai i futbollisti të Kombëtares u-21 e bëri këtë gjest të shëmtuar, ishte pasi në minutën e 58’-të të lojës, portieri “detyroi” sulmuesin e Cesena-s të linte më herët fushën e lojës, pas një përplasje që i shkaktoi shqiptarit një të çarë në vetull, duke e lënduar. 

Pas goditjes që babai i Shpendit i dha portierit, në fushë pati jo pak tension, teksa u desh ndërhyrja e disa lojtarëve dhe stafit të Cesena-s për ta larguar , megjithatë ngjarja sigurisht nuk është ndalur me kaq, pasi “grushti” ka bërë xhiron e rrjetit, në Itali e jo vetëm, ndërsa shtypi vendas e ka konsideruar një "cmenduri". 

U fut në fushën e lojës dhe goditi kundërshtarin pasi i

U fut në fushën e lojës dhe goditi kundërshtarin pasi i

Ndërkohë këtë të hënë ka ardhur edhe reagimi i Liman Shpendit, i cili ka kërkuar ndjesë për episodin, ndërsa shpjegoi edhe çfarë e shtyu drejt atij veprimi:

“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe Cesena FC për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë duke u gjakosur me lojtarin tjetër duke e goditur nga pas duke menduar se nuk kishte asgjë. Për këtë arsye, si baba, u çmenda." 

Nërkohë Shpendi është thirrur mëngjesin e sotëm në komisariatin e Cesena-s për identifikim pas sulmit, teksa ende nuk dihet cfarë mase do merret ndaj tij apo sulmuesit të talentuar shqiptar. 

/News31