SPORT 22 Mars 2024, 21:49

Testi i Kombëtares ndaj Kilit, pjesa e parë mbyllet në dizavantazh!

Testi i Kombëtares ndaj Kilit, pjesa e parë mbyllet në

Nuk ka qenë më pozitivja pjesa e parë e sfidës miqësore ndaj Kilit për Kombëtaren e Shqipërisë, me lojtarët e teknikut Sylvinho, që ndodhen në disavantazhin e një goli ndaj “La Roja”-s latine, në stadiumin e Parmës, “Ennio Tardini”.

Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 21’-të pjesës së parë, teksa pas një pasimi në zonë, topi përfundon në këmbët e Eduardo Vargas, i cili me një goditje potente dërgon topin pas shpatullave të Starkoshës.

Tashmë futbollistët e Kombëtares dhe trajneri brazilian duhet të mendojnë për të përmbysur gjithçka ndaj një kundështari tejet luftarak, teksa në fraksionin e parë të sfidës, “La Roja” tregoi se nuk heziton të luajë edhe "rëndë" fizikisht, ndërsa kanë treguar se janë një kundërshtar mjaft i fortë. 

/News31