Rekord në ankand, atletet e Michael Jordan shiten për shumën marramendëse!

Një set atletesh, që përmban më saktësisht 6 palë atlete "Air Jordan" të veshura nga vetë Michael Jordan gjatë finaleve të NBA, janë shitur për një shumë marramendëse. Bëhet fjalë për 8 milionë dollarë, teksa atletet u shitën në një ankand në New York, duke vendosur një rekord të ri global të ankandit, sa i takon atleteteve të veshura në ndeshjet sportive.

"Jordans", të veshura nga një prej lojtarëve më të mëdhenj të basketbollit, ndoshta më të madhit, në ndeshjet kryesore të gjashtë kampionateve të karrierës së tij në finalet e NBA, u bënë objekti me çmimin e dytë më të lartë të arritur për reliket sportive të Michael Jordan. Ata janë në vendin e dytë në renditjen e relikeve sportive, teksa uniforma e veshur nga ai, në sezonin e famshëm “Last Dance” (1999) mban rekordin absolut me 10.1 milionë dollarë.
Gjashtë bluzat e veshura nga Lionel Messi gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”, arritën shifrën prej 7.8 milionë më herë këtë vit.