SPORT 9 Prill 2024, 17:56

Ndeshjet çerekfinale të Champions League, UEFA njoftim për kërcënimet për sulmet terroriste në stadiume!

Ndeshjet çerekfinale të Champions League, UEFA njoftim për

Nëpërmjet një njoftimi, në prag të nisjes së ndeshjeve cerekfinale të Champions League, UEFA është shprehur se ekziston frika e sulmeve terroriste nga IS (Shteti Islamik), gjatë zhvillimit të përballjeve. Stadiumet, si hapsirat që janë mjaft të populluara nga tifozët e skuadrave, mund të jenë target për sulmet terroriste, që kanë në shënjestër vendet evropiane tashmë, pas sulmit në Rusi disa ditë më parë. 

“UEFA është në dijeni të kërcënimeve të dyshuara terroriste që mund të kryhen gjat ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe po ndërvepron ngushtë me autoritetet në vendet përkatëse. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen siç është planifikuar”- njoftoi organizata europiane e futbollit për ESPN, duke mos pranuar që të shtyjë ndeshjet e shumëpritura. 

Kujtojmë se ndeshjet e para do të jenë Arsenal VS Bayern Munich në Londër. dhe më pas, Real Madrit kundër Manchester City në stadiumin e Madridit, të cilat do të zhvillohen këtë mbrëmje. Më pas, lista vijon me Paris Saint-Germain VS Barcelona në Paris dhe sërish në Madrid do të luajnë Atletico Madrid kundër Borussia Dortmund. ditën e nesërme. 

Në kuadër të kërcënimeve dhe njoftimit të UFEA-s, Ministria e Brendshme e Francës ka konfirmuar se është shtuar prania e forcave të policisë në Paris, ndërsa Ministria e Brendshme në Spanjë tha se do të ketë më shumë se 2,000 persona që do t’i shtohen patrullimit, në përputhje me operacionet tipike që kryhen para, gjatë dhe pas ndeshjeve të mëdha të futbollit. Edhe policia e Londrës ka marrë masat përkatëse dhe ka siguruar publikun se ka një plan të mirëorganizuar për ndeshjen e sotme dhe do të vijojë të punojë me ekipet e sigurisë së klubeve, për të bërë të mundur që gjithcka të shkojë siç duhet, pa probleme.

Një zëdhënës i klubit të Arsenalit (Londër) u shpreh se klubi po punon me policinë britanike: “Planifikimi ynë për ndeshjen dhe qasja jonë nuk do të ndryshojë. Jemi duke punuar së bashku me policinë dhe UEFA-n”, ndërsa Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin u shpreh:

"Ne kemi parë, ndër të tjera, një mesazh nga Shteti Islamik, i cili synon veçanërisht stadiumet, gjë që nuk është e re. Shefi i policisë, me të cilin fola shumë herët këtë mëngjes, ka përforcuar ndjeshëm burimet e sigurisë."

/News31