SPORT 19 Shkurt 2024, 10:22
Historike, Shqipëria merr medaljen e parë të arit në Europianin e Mundjes!
NEWS-31
Shqipëria shkëlqeu në Europianin e Mundjes, që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë me sportistin Islam Dudaev. Mundësi rus i që përfaqësoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ia ka dalë të triumfojë në disiplinën Stil i Lirë deri në 65 kg, përballë rusit Gazhdimurad Rashidov.
Dudaev siguroi një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline.
Rezultatet fantastike të Dudaev janë sinjale premtuese për medaljen e parë Olimpike të Shqipërisë në Paris 2024.