Georgina Rodriguez zbulon se kur do të tërhiqet Ronaldo nga futbolli!

Cristiano Ronaldo po "shijon" mesa duket vitin (maksimumi 2 vitet) e fundit të karrierës së tij, ndërsa ylli portugez i futbollit luan aktualish në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Nassr, ku është në super formë, me 28 gola në 29 ndeshje. Por edhe pse duket se dashuria e tij për këtë sport nuk do të shuhet asnjëherë, është Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano-s që ka zbuluar se ai mund të tërhiqet nga futbolli më shpejt se c'presin fansat e tij.
Nga Java e Modës në Paris, ku i bëri një tribut Ronaldo-s me veshjen e saj, ajo konfirmoi edhe planet e partnerit, duke u shprehur: “Cristiano do të jetë dhe për një vit, më pas nuk ka më. Ndoshta edhe dy, s’e di."

Në fakt, duke marrë parasysh se është në moshën 39-vjecare, koha duket perfekte për portugezin që të "varë këpucët në gozhdë", llogaritur edhe kontratën që i skadon me klubin milioner në 2025-ën. Megjithatë, fansat e tij e dinë mjaft mirë se Ronaldo ka dëshirë të luajë edhe një tjetër Botëror, i cili zhvillohet në 2026-ën dhe duke marrë parasysh formën e tij fizike dhe rendimentin në fushë, mund ta arrijë lehtësisht.
Kujtojmë se Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të historisë, për shumë më i miri, teksa në një karrierë që zgjat prej gati 22 vitesh mes profesionistëve, ai ka vendosur rekord pas rekodi në skuadrat më të mira të Evropës dhe influenca e tij bëri që skuadrat e Arabisë Saudite, pas transferimit të tij, të mbusheshin me yje verën që lamë pas.
Edhe pse mosha e "pensionit" po afrohet, fansat e tij besnikë, por edhe futbolldashësit në mbarë botën, nuk do jenë asnjëherë gati që ta shohin t'i japë lamtumirën sportit që i ka dhënë aq shumë. /News31