Futbollistët e Kombëtares kapin "Prime"-n, performojnë këngën virale dhe nisin festën para "Euro2024"!

Irkenc Hyka, kur bëri këngën e dasmës së tij, me siguri nuk e kishte menduar që disa javë më pas do ishte trend-i më i ri i rrjeteve sociale, teksa "Lumi Unë", ka "pushtuar" TikTok-un, Instagram-in, disa emision televizive, madje edhe "Big Brother"-in, ndërsa sot kënga është performuar edhe nga futbollistët e Kombëtares.
Po, po, teksa gjenden në grumbullim nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e marsit, miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë, disa prej "cunave të Kombëtares" kanë përfituar nga rasti të "kapin Prime"-n, ndërsa në video-n e postuar nga FSHF, shihen Nedim Bajrami, Taulant Seferi dhe Ylber Ramadani duke kënduar dhe kërcyer këngën virale.
View this post on Instagram
Komentet në video kanë qenë mjaft pozitive, teksa shumë njerëz propozojnë që përfaqësuesja edhe në Europian të hyjë në fushën e blertë me këtë këngë, ndërsa Federata na kujton se "Prime" keti edhe të premten, në ndeshjen e parë kundër Kilit, më 22 mars, në stadiumin "Enio Tardini" në Itali.
/News31