Futbolli në zi, ndahet nga jeta legjenda gjermane Franz Beckenbauer!

Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, teksa lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e legjendës gjermane të futbollit. Ai vuante për një kohë të gjatë nga një sëmundje e pashërueshme dhe pikërisht prej saj ai u nda nga jeta, më saktësisht ditën e djeshme (e dielë), teksa me t'u konfirmuar lajmi kanë vërshuar edhe homazhet nga bota e futbollit, duke shprehur ngushëllimet.
Beckenbauer, i quajtur “Der Kaiser”, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, teksa ka luajtur në total 621 ndeshje, ku ka shënuar 74 gola dhe ka asistuar 75 herë, ndërsa ka fituar shumë tituj, përfshirë Kupën e Botës si lojtar dhe trajner. Legjenda gjermane nuk ishte ndëshkuar asnjëherë me kartonin e kuq, dicka e rrallë për një mbrojtës në sportin e futbollit.
Me kombëtaren e Gjermanisë, ai ka luajtur 103 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 10 herë.
/News31