SPORT 22 Mars 2024, 18:19

Bashkë që prej 1954, Gjermania vendos të 'ndahet" nga Adidas, por përse?

Bashkë që prej 1954, Gjermania vendos të 'ndahet" nga

Një lëvizje tronditëse, kështu është cilësuar ajo cfarë ka ndodhur me përfaqësuesen gjermane të futbollit dhe Adidas-in, të cilat kanë një prej bashkëpunimeve më afatgjata në histori, me kompaninë e njohur gjermane që është sponsor i federatës dhe skuadrës që prej 1954. Megjithatë, Gjermania ka vendosur që të shkosh më kompaninë amerikane Nike si sponsor zyrtar të veshjeve, duke nisur prej vitit 2027, ndërsa DFP (Federata) dha lajmërimin se do të shkëputen nga kompania "amëtare".

Gjatë partneritetit të tyre, Adidas dhe Gjermania kanë fituar tre Kupa Bote dhe dy herë Kampionatin Evropian, ndërsa ka qenë një nga themelet solide të Federatës Gjermane, megjithatë në njoftimin që ka habitur jo pak, thuhet: 

“Ne mezi presim të punojmë me Nike dhe  të shfrytëzojmë besimin e dhënë tek ne. Partneriteti i ardhshëm do t’i mundësojë DFB-së të vazhdojë të kryejë detyrat kryesore në dekadën e ardhshme…Por një gjë është gjithashtu e qartë:

Deri në dhjetor 2026, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur sukses të përbashkët me partnerin tonë të vjetër dhe aktual Adidas, të cilit futbolli gjerman i ka borxh shumë për më shumë se shtatë dekada.”

Mendohet se arsyeja e shkëputjes është kryesisht financiare, ndërsa mesa duket Nike ka bërë një ofertë që gjermanët, thjesht nuk mund ta refuzonin.

/News31