©31 7 Shtator 2020, 10:04

Si të ruajmë shëndet të plotë brenda mureve të shtëpisë? Njihuni me pajisjet që na ndihmojnë

Si të ruajmë shëndet të plotë brenda mureve të

Shprehja se çdo e keqe e ka një të mirë mori më së shumti vlerë tashmë që e gjithë bota po jeton në pasigurinë që ka sjellë Covid-19. E mira e gjithë kësaj është se pikërisht në këto muaj fokusi ynë është rikthyer maksimalisht tek shëndeti dhe kujdesi për veten e për ata që na rrethojnë. Mirëpo për një shëndet të mirë, kujdesi nuk mjafton të jetë “part-time” dhe as përzgjedhës - përkundrazi, nevojitet vëmendje në çdo detaj, edhe tek ato që në dukje përngjajnë të parëndësishme. Sa herë keni fshirë shtëpinë tuaj dhe keni menduar me vete: “Po gjithë ky pluhur, nga hyri?”. Pluhuri është fatura që ne njerëzit kemi pranuar në këmbim të jetës urbane e megjithatë jemi sërish ne njerëzit që me shumë gjenialitet kemi gjetur zgjidhje për të shmangur gabimet në mjedis e për të jetuar gjithsesi shëndetshëm.

Sot do t’ju prezantojmë më disa nga produktet më të rëndësishme për ambientet e mbyllura qofshin këto shtëpitë tona, zyrat apo bizneset. Kompania “Green Life Albania”, lider në tregun shqiptar, përveç filtrave të ujit, ka menduar për shëndetin tonë duke na informuar për pajisjet që filtrojnë ajrin dhe ndihmojnë në pastërtinë e frymëmarrjes së ambienteve të mbyllura ku kalojmë shumicën e kohës.

Fillimisht duam t’ju njohim pajisjet që filtrojnë ajrin. Në bazë të madhësisë së ambientit tuaj dhe preferencës, “Green Life Albania” ofron filtrat e ajrit profesional me 10 faza dhe 5 teknologji të ndryshme. Këto pajisje arrijnë të filtrojnë çdo grimcë duke dezinfektuar kështu ambientin ku qëndroni për të larguar papastërtitë e për t’i dhuruar frymëmarrjes tuaj oksigjen të pastër. Filtrat e ajrit arrijnë të shkatërrojnë viruset në sipërfaqje dhe në ajër pasi janë të testuara në shkallë mjekësore. Sipas ambientit tuaj, ekspertët pranë “Green Life Albania” do t’ju sugjerojnë paisjen më të përshtatshme ku cilësia mbetet faktori i pandryshuar në secilën prej tyre.

Së dyti, një nga pajisjet më inteligjente,  “Cleaning Machine”, që është prodhuar posaçërisht për pastrimin deri në detaje të ambientit tuaj vjen nga “Green Life Albania” për t’i dhënë fund pluhurave dhe papastërtive. Duke funksionuar ngjashëm me një fshesë me korrent por shumë ndryshe sa i përket funksionit, kjo “Claning Machine” përveçse multifunksionale, përdor avullin e thatë për të realizuar magjinë. Sipas mjekëve, viruset shkatërrohen në temperaturën 65°C-70°C ndërkohë që CLEAN MACHINE punon në temperaturën 159°C dhe mund të përdoret në mënyrë të sigurt dhe të lehte në çdo sipërfaqe (tapete, mobilje, xhama, dorezat e dyerve, tualete, për të gjitha dyshemetë). Vlen për t'u theksuar se kjo pajisje nuk kërkon nevojën e detergjentëve dhe sistemi Ultra-Tech është një sistem pastrimi i plotë 5 në 1 i cili kombinon fuqinë dhe aftësinë e vakumit me ujë dhe aftësinë e eleminimit të baktereve me avuj.

Ky sistem ka një zgjatues lehtësisht të përshtatshëm për të pastruar dhe zonat më të vështira me forcë minimale.

Pranë “Green Life Albania” ju mund të gjeni produktin që më së shumti iu përshtatet nevojave tuaja duke pasur gjithnjë për qëllim filtrimin dhe pastrimin e ajrit në ambientet e mbyllura, për një shëndet të mirë e që zgjat në kohë.

Për të njohur produktet e “Green Life Albania” ju mund të shfletoni faqen e tyre të Instagram (këtu) ose të telefononi në numrat e afishuar për të marrë informacione apo lënë takim me ekspertët e kompanisë.

Diçka është e sigurtë: Ky është investimi që ju duhet për shëndetin tuaj, një dhuratë e çmuar për veten dhe ata që keni më pranë zemrës!