Kryeministri Rama viziton sërish familjen Rasha, vëllezërit e Klodianit: “Pensionin do e japim për bamirësi, vrasja nuk ishte aksidentale”
Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e sotëm, për herë të tretë, familjen e Klodian Rashës në kryeqytet.
Pas përfundimit të vizitës, kreu i qeverisë nuk pranoi që të fliste me mediat, në lidhje më motivet e kësaj vizite. Po ashtu edhe vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë, të pyetur nga gazetarët, nuk pranuan të flisnin për kamerat.
Megjithatë, sipas “Abc News” ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension dhe se paratë e akorduara nga qeveria do t’i japin për bamirësi. Vëllezërit e të riut kanë thënë se “Për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje.”
Kujtojmë se dje hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave, që akordonte si pension 60.8 mijë lekë të reja në muaj familjes së Klodian Rashës. Në vendim thuhet se pas vrasjes, e cila konsiderohej si aksidentale, qeveria ka vendosur t’i japë trajtim financiar sa 8-fishi i pensionit social familjes së