OPINIONS 13 Prill 2019, 00:00
Protesta e opozitës. Çahet kordoni i policisë, protestuesit te dera e kryeministrisë
NEWS-31
Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua protestës para kryeministrisë rreth orës 18:35, ndërsa më pas mbajti edhe një fjalim në drejtim të turmës së protestuesve.
Para pak minutash eshte tensionuar situata në bulevardin para kryeministrisë. Menjëherë pas fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë nisur të gjuajnë me kapsolla e tymuese në drejtim të policisë.
Gjithashtu protestuesit kanë çare kordonin e policisë, dhe jane ngjitur ne shkallet e kryeministrise.
Në fjalën e tij kryedemokrati tha se kushti i vetëm që kemi tha është krijimi i qeverisë tranzitore. “Nuk ka as do të ketë pazare politike, as kompromise travolinash. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore. Duhet rezistencë, përballje kryengritje” u shpreh Basha.
Burimi:BalkanWeb