OPINIONS 16 Maj 2020, 00:00

Vetëm 2 vjeç, vajza e Kylie Jenner ka që tani një profil në Instagram

Pyetje: Sa vjeç ishit ju kur hapët Instagram-in tuaj? Një fëmijë? Stormi dhe ti duhet të keni shumë të përbashkëta atëhere. Duket se vajza 2-vjeçare e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka profilin e vet në këtë rrjet social dhe është pikërisht ky këtu. E vogël dhe e madhërishme shkruhet në bio-n e saj. Megjithtë, përpara se të shkoni ta ndiqni, është një llogari private. Si e dimë që është vërtetë profili i Stormi-t? Sepse ndiqet nga pothujse çdo pjestar i familjes Kardashian. Përfshirë këtu, Kendall Jenner, Kris Jenner, Khloe Kardashian, Kourtney Kardashian, Travis Scott, Corey Gamble dhe disa miq të familjes. Kylie nuk e ndjek këtë llogari, me shumë mundësi pasi është ajo vetë që e përdor. Madje është aktive sepse profili i Stormi-t ka që tani 6 postime. Edhe pse klani Kardashian/Jenner bën një jetë relativisht të ekspozuar para syrit të publikut, asnjë prej fëmijëve të tyre nuk ka pasur deri tani një rrjet social. Përjashtim bën vetëm Mason Disick, djali i Kourtney-t dhe Scott Disick, i cili hapi fshehurazi një profil në Instagram. Madje doli në një video live dhe zbuloi se Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk ishin kthyer bashkë.
Gjithsesi ky Instagram u fshi nga mamaja e tij, pasi ajo beson se është shumë i vogël për të pasur një profil në këtë platformë. Duhet të jetë të paktën 13-vjeç. Ndërkohë për t’u kthyer një moment tek Stormi. Postimet në profilin e saj tepër privat nuk i shohim dot, por mund të shohim këtë video të saj, ku kuptojmë se Kylie po bën një punë vërtetë të mirë, duke i mësuar durimin dhe vetëpërmbajtjen.
 
View this post on Instagram
 

Nese do kisha durimin dhe vetepermbajtjen e Stormy-t, vajzes se Kylie Jenner, nuk do kisha shtuar 5 kile ne kete karantine ??

A post shared by NEWS31.Al (@news31.al) on

/News31.al