OPINIONS 4 Maj 2020, 00:00

Rikthehet "Portokalli", emisioni do të nisë sërish transmetimin!

Rikthehet "Portokalli", emisioni do të nisë sërish
Një prej emisioneve që u detyruar të mos e vazhdonte transmetimin, si pasojë e rregullave të pandemisë ishte "Portokalli". Fillimisht stafi u përpoq që programin ta shëndrronte në "Ditarin e Karantinës", megjithatë nuk mundën ta vazhdojnë. Siaps tyre kushtet e reja të punës nuk garantonin cilësinë e humorit që zakonisht transmetojnë dhe përcjellin tek publiku. Megjithatë, pas pauzës disa javore, duket se programi më në fund do të rikthehet. Ka qenë moderatorja Xhemi Shehu, e cila me anë të një fotoje në Instagram, shoqëruar nga aktorët, ka shkruar: "Shihemi të dielën".
 
View this post on Instagram
 

Shihemi te dielen ??

A post shared by ????? ????? (@xhemishehu_) on

Lajmin e ka konfirmuar dhe aktori Florian Binaj. Në profilin e tij në Instagram ai shkruan: "Lajmi më i bukur i ketyre kohëve, të dielën rifillon portokalli."
 
View this post on Instagram
 

Lajmi më i bukur i këtyre kohëve, të dielën rifillon PORTOKALLI!!!!

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Ndryshe nga "Portokalli", emision "rival" i tij, "Klanifronia" e vazhdoi transmetimin gjatë kësaj kohe. Pavarësisht përpjekjeve, mesa duket nuk i respektuan deri në fund rregullat e vendosura nga AMA dhe për këtë morën një paralajmërim. Po ashtu, një tjetër emision që fillon transmetimin këtë javë është "Në kurthin e Piter Pan", sigurisht i përshtatur në versionin e pandemisë. /News31.al