Policët amerikanë solidarizohen me protestuesit, gjunjëzohen për vrasjen e George Floyd
Në disa qytete të mëdha të SHBA, forcat e policisë janë soldarizuar me njerëzit që protestojnë për vrasjen George Floyd, duke u gjunjëzuar, madje dhe duke marshuar së bashku me ta.
Momentet kur policët i "bashkohen" protestës në New Jersey Ferguson, Missouri, Flint dhe Michigan janë bërë virale në rrjetet sociale. Ata kanë marrë duartrokitjet e protestuesëve që gjendeshin përballë tyre, por edhe vlerësimet e përdoruesëve të rrjeteve sociale.
Protestuesit në Michigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit të kontesë, Kristofer Suanson, i cili pasi foli me ta dorëzoi kaskën dhe shkopin e gomës në shenjë paqe. Sherifi u dëgjua të thoshte se agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish-agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Ai shtoi se askush nuk duhet të mendojë se ai përfaqëson të gjithë policinë e amerikane dhe se oficerët që ndodheshin aty donin vetëm të ndihmonin. Pas fjalimit, sherifi dhe agjentët e tjerë ju bashkuan marshimit të njerëzve.
Jashtë stacionit të policisë në Ferguson, në shenjë respekti efektivët u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë vrasjes nga Chauvin. Turma inkurakoi agjentët për solidaritetin e treguar.
Burimi: HuffPost
E njeta gjë ndodhi në New York, Florida, Oregon, Iowa apo Kentucky.
Burimi: NYPost
Burimi: Queenseagle
Burimi: 7news
Burimi: Forbes
/News31.al