Protesta për Teatrin/ Artistë e qytetarë nisin firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar
Në hyrjen e pedonales, aty ku po mbahet protesta e rradhës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka nisur firmosja e peticionit për rindërtimin e tij. Peticioni është duke u firmosur nga të gjithë pjesmarrësit në sheshin e protestës.
Ky peticion kërkon kryesisht që Teatri Kombëtar të rindërtohet ashtu siç ishte. Ashtu si bëjnë me dije aktivistët e "Aleancës pë Teatrin" peticioni, përveç nënshkrimit në Tiranë, do të shpërndahet edhe në rrethe të tjera të vendit.
Në fakt nënshkrimi i tij ka nisur online ditën e djeshme, ndërkohë vazhdon fizikisht edhe sot e pritet që të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim. Deri më tani mësohet se janë mbledhur më shumë se 8 mijë firma.
Në peticionin online dhe në atë që po nënshkruhet tani lexohet:
"Të rindërtojmë Teatrin Kombëtar atje ku ishte e si ishte
Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një nga eventet më të tmerrshme që mund të ndodhnin ne kohë karantine. Natën, në errësirë, me dhunë, në pabesi dhe me frikën se kush po e mbronte Teatrin ditë e natë nuk do të dorëzohej kurrë. Sot, akoma më shumë, duhet kerkuar me vendosje e besim rindëritmi i Teatrit Kombëtar atje ku ishte e si ishte.
Ndryshojnë qeveritë dhe pushtetarët e trashegimia kulturore vendoset herë pas here në rrezik. Rasti i shembjes se Teatrit Kombetar prezanton një nga me të pabesueshmit e me të cuditshmit raste të aferave korruptive politike në dëm të pronës publike.
Me vendimin 377/2020 qeveria Shqiptare largoi prej vetes të gjitha përgjegjësitë për të mos patur pasoja të renda imazhi dhe elektorale, por pasojat jane mese evidente e ato do jene akoma e më fundosëse jo vetëm për bashkinë Tiranë por për te gjithë grupin e qeverisjes aktuale që bëri transferimin e pronësisë së truallit të Teatrit Kombetar nga pronë shtetërore në pronë bashkiake.
Situata është e papranueshme dhe Teatri Kombetar duhet te rindertohet sa më parë atje ku ishte e si ishte. Trashëgimia kulturore dhe historike është e shenjtë dhe e paprekshme nga kthetrat korruptive të politikës e për këtë motiv rindërtimi i Teatrit Kombetar duhet të kthehet në objektivin kryesor jo vetem për banorët e artistët e Tiranës por për të gjithë komunitetin dhe popullin shqiptar."
/News31.al