Përshëndetje "Xhaxhi Edi", unë që po të shkruaj jam 25 vjeç dhe nuk ma shkroi Rudina letrën

Në këtë kohë protestash dhe reagimesh, patjetër që rrjetet sociale dhe portalet janë burimi kryesor i informacionit për gjithçka ndodh dhe sigurisht ndodh të lexosh lajme, materiale apo shkrime të ndryshme me të cilat jo të gjithë bien dakord.
Një nga artikujt që ka mbushur rrjetet sociale sot, me komente dhe ironi e sarkazëm është një shkrim në portalin “Dritare.net”, ku me aq sa kuptohet një fëmijë 6-vjeçar i drejtohet me një letër kryeministrit Rama pas prishjes së një prej pemëve të Krishtlindjeve në kryeqytet, si pasojë e protestës. Lajmi është fshirë tani, nuk e di çfarë arsye, por gjithsesi ndër të tjera e di që shkruhej: “Xhaxhi Edi ma kthe pemën e Vitit të Ri” dhe kërkesa të tjera që pasojnë.
Lajmi, që meqë ra fjala ka dy gjera që nuk shkon, e para se është shkruar nga një fëmijë 6 vjeç që teknikisht nuk ka mbaruar akoma Abetaren dhe e dyta se është shumë e ngjashme me atë fëmijën Italian që i shkroi një letër kryeministrit Conte disa ditë më parë, më shumë se për përmbajtjen është komentuar për stilin e të shkruarit dhe mesazhin. Shumë prej njerëzve në rrjetet sociale kanë nisur edhe t’i shprehin dëshirat e tyre “Xhaxhi Edit” dhe meqë të gjithë po kërkojnë nga një gjë, meqë ndoshta këtë vit Babagjyshi do jetë me Covid-19, këto janë 5 gjërat që dua unë nga ai:
5.Xhaxhi Edi, na kthe kohën pas që ta shohim në kohë reale në TV atë fluturimin e Renato Mekollit të lutem, se kishim kaq vite që e prisnim dhe nuk mund ta besoj që humbëm.
4.Xhaxhi Edi, na kthe klubet e natës se kemi fillu të shkojmë në palestër nga halli për të kërcyer, meqë ka muzikë.
3.Xhaxhi Edi, na kthe pak Lulzim Bashën nga ana tjetër se ka 10 orë që fle gjumë nga i njejti krah, kam frikë se do e zërë ngërçi. Je që je na kthe edhe pak bluzet nga ana tjetër para se t’i fusësh në lavatriçe, me 30 gradë tha mami.
2.Xhaxhi Edi, na ktheu Shqipen në “Përputhen” se na ka marrë malli të ndjejmë adrenalinën që na rritej sa herë fliste ajo. Mund të kthesh edhe Arjonin po ai nuk i hynë shumë në punë njeriu.
1.Xhaxhi Edi na kthe nervat dhe durimin që duhet të kemi për t’u përmbajtur sa herë shohim shkrime si ky i “Xhaxhi Edit”, se çfarë nuk po na shohin sytë.
/News31
Nga Kejvin Kalo