©31 17 Janar 2019, 00:00

Për "TY" dhe të gjithë burrat që meritojnë të quhen të tillë

E di që prisje një foto në instagram dhe një dedikim me humor ose super të thjeshtë ku të them "Gëzuar datëlindjen shpirt" por këtë herë vendosa kështu. Po shkruaj publikisht në portalin që ti vetë këmbëngule që ta hapja se ke besim tek unë, me vlerëson dhe nuk le rast pa më treguar që je shumë i lumtur që më ke në krah... Në fakt shpirt, unë jam ajo që duhet të ta them më shpesh që je njeriu im i preferuar mbi rruzullin tokësor. Apo ta them? Apo bëj edhe si gore ndonjëherë? Apo edhe kur te pyes: "A më do"? Duket qartë që po të them: "Të dua"? Jemi me fat...jemi shumë me fat që u gjetëm.

Në atë kaos njerëzish "fasadë" u lidhëm pazgjithshmërisht, që ditën e parë... Dhe thonë që dashuria, ajo e vërteta fare, ajo që të le pa frymë e të jep oksigjen në të njëjtën kohë të vjen kur nuk e pret. Tani e them edhe unë këtë, e provova në lëkurë...Tani mund të jap këshilla jete si "dashuri-ologe" e thekur se të kam ty...

Ty që të dukem yll edhe në ditët e mia më katastrofë, ty që më dhe dy bekime, ty që luan e kujdesesh për Mian e Tiarën edhe pse mund të jesh me dy orë gjumë, ty që më thua shpesh se jam nënë e mrekullueshme (me gjithë dilemat dhe frikërat e mia). Të kam ty që më telefonon për të më pyetur a kam ngrënë kur harrohem në punë, që më shkruan "TE DUA" dhe më sjell buzëqeshjen edhe kur jam me nerva. E di që jam njeri i mirë (kështu më thonë të paktën) po diçka shumë të mirë duhet të kem bërë në jetë që Zoti të solli tek unë.

E dua humorin tënd, barkun që ke vënë së fundmi, ato gjërat tona "prestigjoze", mënyrën si na sheh ne tre gocat e tua, faktin që je baba fantastik por më shumë nga të gjitha këto, dua idenë që do plakem me ty. E di që do të duket e tepërt kjo se nuk i ke qejf "prozhektorët" e vëmendjes të kthyer nga ty por sot e meriton se ke datëlindjen. Për më tepër që lekët i mban ti dhe mendova të të surprizoj pa shpenzime ?. Të dua shumë shpirt! U bëfsh edhe 100!

Për Andin tim dhe të gjithë burrat që e meritojnë të quhen të tillë... Jonida Aliçkolli!