OPINIONS 11 Dhjetor 2018, 00:00
Pas lëndimeve të rënda, këngëtarja e njohur përfundon në operacion
NEWS-31
Vokalistja e grupit të njohur “Spice girls” Mel B ka përfunduar në spital. Mel sqaroi për të gjithë fansat e saj se ka thyer dy brinjë dhe krahun e djathë, duke iu kërkuar gjithashtu falje që nuk mund të jetë pranë tyre derisa dëmtimet të rikuperohen.
Lajmin artistja e bëri publik në “Instagramin” e saj duke publikuar një foto ku shfaqej me dorën e dëmtuar me mbishkirmin
“Faleminderit shumë të gjitha infermiereve dhe doktorit të mrekullueshëm për të gjithë kujdesin që më kanë dhënë këtu në spital. Po vuaj nga dy brinjë dhe një dorë e thyer dhe po më japin kujdesin maksimal. Fatkeqësisht kam anuluar takimin tim me fansat për firmosjen e librave në New York. Ju kërkoj falje të gjithë atyre që blenë një biletë për të më takuar. Ju premtoj se do takohemi në një ditë tjetër, por tani më duhet të kujdesem për krahun e djathtë që është i gjithi i mbledhur, si dhe për brinjët e thyera. Ohh, nuk e shpjegoj dot dhimbjen por mos u shqetësoni sepse jam në duar të sigurta.”
Këngëtarja ka treguar se operacioni ka zgjatur për rreth tre orë por pa dhënë detaje se si u lëndua.
Mes vizitave të shumta gjatë shtrimit të saj në spital, nuk kishin si të mungonin dhe shoqet e ngushta të Mel, vajzat e “Spice girls”. Ato kanë vizituar miken e tyre duke e mbështetur. Gjithashtu vajzat kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë një video të gjitha së bashku, të cilën e kanë shpërndarë më pas në rrjetet sociale.