OPINIONS 12 Qershor 2020, 00:00

Pas kritikave, reagon Trump: "Administrata ime do të kujdeset ta luftojmë racizmin"

Pas kritikave, reagon Trump: "Administrata ime do të kujdeset ta

Donald Trump, nëpërmjet një deklarate publike ka premtusr se administrata e tij do të kujdeset për zhvillimin ekonomik në komunitetet me pakica. Njëkohësisht, Trump u shpreh se do të merren masa ndaj pabarazive në kujdesin shëndetësor në këto zona.

“Duhet të punojmë së bashku për të konfrontuar racizmin dhe paragjykimin kudo që të shfaqen. Por nuk mund të bëjmë përparim dhe të shërojmë plagët, duke etiketuar në mënyrë të padrejtë si racistë miliona njerëz të mirë amerikanë”, është shprehur Trump. Ai gjithashtu tha se administrata e tij ka një plan me katër pika, që sigurojnë 'mundësinë dhe dinjitetin'.

Presidenti i SHBA bëri ndër të tjera me dije se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, ku kërkohet nga policia, që të plotësojë standardet më profesionale për përdorimin e forcës. Nga ana tjetë, ai vijon t'i qendrojë urdhrit që forcat e rendit të kontrollojnë protestat. Ky vendim ka sjellë shumë kaos në vendet kryesore të Amerikës.

Burimi: BalkanWeb