OPINIONS 11 Nëntor 2022, 13:33

Si është arti “mbytja” dhe shpëtimi i artistit?

Si është arti “mbytja” dhe shpëtimi i artistit?

Ndodh që traumat të jenë ushqimi i krijimtarisë. Pra, ngjarjet qëgodasin jetën e artistit qëndrojnë me të pa u shprehur për t’urindërtuar në një çast të dytë, përmes formave krijuese. Nësezhytesh në botën e brendshme, me siguri që i afrohesh“mbytjes” në të.

 

Gjatë këtij procesi, artisti është i prirë t’i shprehë ngjarjet e parrëfyera dhe të çlirohet prej tyre. Ngjarjet përjetohen si ndjesitë forta dhe më pas shndërrohen në histori arti. Secila ndjesirrjedh në një mënyrë që ndryshon nga personi në person, ngadita në ditë dhe kalon përmes vargjeve, notave, ngjyrave apo kameras.

 

A është i tejmbushur emocionalisht një person shumë i aftë përtë krijuar? Epo, enegjia në këtë rast thjesht shndërrohet nëpërpërjetime. Ana më pozitive e këtyre kalimeve është përfitimivetjak mendor dhe emocional. Gjithashtu shijuesit e veprave tëartit përfitojnë streha të ëmbla në të cilat ndihen të pranuar dhearrijnë t’u japin atyre botëkuptime të ndryshme.

 

Gjithë ky cikël i brishtë dhe i vjetër sa vetë jeta, ka shpëtuarshpirtra të humbur e mbi të gjitha përjetimet e vetë artistit. Nuk është e lehtë të jesh pjesë e këtij vallëzimi krijues, por përartistin është mjaft e nevojshme. Sepse arti shpesh nis prej“mbytjes”, por kthehet në rrugëtimin drejt shpëtimit.

 

Brunela Mërtiri