OPINIONS 7 Nëntor 2022, 13:50

A po sillet Megi Pojani si ikona e DWTS?

A po sillet Megi Pojani si ikona e DWTS?

Lajmet dhe klikimet mbajnë emrin e saj! Në syrin televiziv dhe atë të publikut, Megi Pojani shihet si vajza energjike që mund të kthejë gjithçka në favorin e saj. Por a u jep kjo të gjithëve të drejtën për ta trajtuar kështu?

Për efekt shfaqjeje, çdo javë përmendet fakti se ajo është sensuale, seksi dhe gati gjykohet figura e saj më tepër se performanca. Konkurrentes madje i është prerë fjala në videon e natës së tretë të postuar në TouTube, ndërsa të premten e kaluar u përmendën mbështetësit e saj të afërm, komentet e tyre në rrjete dhe ajo u krahasua me Kim Kardashian. Pra, për të kundërshtuar temperamentin e saj, në vend të performancave, persona brenda dhe jashtë programit gjejnë mënyra që pa dashur, paraqesin një mendësi të dobët shoqërore.

Si e ka përballuar Megi Pojani këtë valë sulmesh që sjell kjo mendësi? Padyshim që ia ka dalë të jetë një ikonë e skenës së DWTS. Ndyshe nga ç’bëjnë shumica e personazheve televizivë, ajo përgjigjet pa dalë nga karakteri i saj real, nuk ka frikë nga e vërteta dhe mund të përfshijë fjali të së përditshmes në ekran. Sërish ndryshe nga rryma, Megi ka arritur ta mbrojë veten dhe koreografitë pa kaluar cakun e humorit të ekranit, në mënyrën e saj të veçantë, që nuk bën kompromisa.

Gjithnjë aq e prerë sa për t’u quajtur e egër, Megi Pojani zotëron një fuqi që ndërton shfaqje, por arrin të mbetet e vërtetë brenda dhe jashtë skenës.

 

 

 

 

Brunela Mërtiri