OPINIONS 19 Janar 2019, 00:00

Nicki Minaj risjell filmin “Djalli vesh Prada” sipas mënyrës së saj

Talentin e saj në rep dhe muzikë e kemi kuptuar që në momentin e parë të daljes në skenë, por së fundmi Nicki Minaj sapo na zbuloi një tjetër pasion të saj. Bëhet fjalë për aktrimin. Shpesh në intervista artistja është shprehur se një ndër filmat e saj të preferuar është “Djalli vesh Prada”. Në një video të postuar në ‘instagram’, Nicki na ka rikthyer një seskuencë të shkurtër të filmit në një mënyrë mjaft të bukur. E ulur përpara një kompjuteri, me disa syze të mëdha dhe me shumë qetësi, Nicki ka imituar personazhin e ‘Miranda Priestly’ për disa minuta. Krahas videos ajo ka shkruar një ndër shprehjet më të përdorura në film nga personazhi i Mirandës. “Kjo është e gjitha!”
 
View this post on Instagram
 

That’s all @kilprity @arrogant_tae123

A post shared by Barbie® (@nickiminaj) on

Në fakt ia ka arritur qëllimit më së miri dhe duhet ta pranojmë që muzika nuk qenka talenti i saj i vetëm.