NEWS 12 Maj 2025, 14:18

Vazhdon numërimi në Tiranë/ Ndryshojnë balancat, gara e ngushtë për mandatin e fundit

Vazhdon numërimi në Tiranë/ Ndryshojnë balancat, gara e

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 457 nga gjithsej 1282 qendra votimi dhe deri tani Partia Socialiste kryeson me 19 mandate.

PS ka rreth 21 mijë vota më shumë se Partia Demokratike dhe aleatët e saj, të cilët deri tani kanë siguruar 13 mandate. Ndërkohë, partia Mundësia e Agron Shehajt ka arritur të sigurojë 2 mandate, duke i marrë një prej tyre PD-së në kutitë më të fundit të numëruara.

Megjithatë, beteja për mandatin e dytë të Shehajt mbetet e hapur, pasi PD-së i duhen vetëm 105 vota për ta rimarrë atë.

Në garën në Tiranë kanë hyrë në Parlament edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Partia Socialdemokrate si dhe koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj. Rezultatet pritet të ndryshojnë me numërimin e kutive të mbetura.