NEWS 19 Prill 2023, 16:08

Ngjarja e rëndë në Shëngjin, kamerat e sigurisë kapin gjithçka: Si autori i maskuar qëlloi për vdekje biznesmenin brenda lokalit

Ngjarja e rëndë në Shëngjin, kamerat e sigurisë kapin


Një ngjarje e rêndë ka ndodhur në Shëngjin sot, ku biznesmeni Ardian Nikulaj, ish-kandidat për deputet në këtë zonë, mbeti i vrarë pas një atentari. Pamjet e siguruara nga "Abc News", nga kamerat e sigurisë, tregojnë Nikulajn të vetëm në tavolinën e një lokali, ndërsa një prej autorëve, i maskuar, i afrohet për ta qëlluar.

Autori siç duket edhe në pamje është i maskuar kokë e këmbë, ndërsa mban të veshur një jelek fosforeshent, skafandër motori në kokë, si edhe një maskë anticovid. Sakaq, dëshmitar i krimit të rëndë duket se është bërë një i moshuar, që ndodhet krah autorët, ndërsa qëllon për vdekje biznesmenin.

Ngjarja e rëndë në Shëngjin, kamerat e sigurisë kapin

Ndërkohë, nga raportimet dyshohet se autori i krimit ka hyrë nga pjesa e pasme e bizneseve që ndodheshin pranë lokalit ku u vra Ardian Nikulaj. 52-vjeçari është qëlluar të paktën shtatë herë me pistoletë, ndërkaq policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, hap ky, i cili mund ta ndihmojë në identifikimin e autorit të vrasjes.

/News31