©31 20 Tetor 2018, 00:00

Nëse nuk ndjek Rozana Radin në instagram, nuk ke fare sens humori

Prej disa kohësh tashmë artistja Rozana Radi ka nisur një serial mjaft tërheqës dhe argëtues të quajtur “Femzanat”, dedikuar totalisht vajzave, "zanave". “Femzanat” është një nga rubrikat e emisionit “Boom” në Ora News, nën moderimin e Fiori Dardhës dhe vetë Rozit. E megjithatë "Femzanat" tashmë janë motivi i të qeshurave në Instagramin e Rozit. Duket sikur ndjekësit e saj (sidomos vajzat) gjejnë veten tek videot dhe historitë që vijnë me kaq humor. Po edhe djemtë nuk mbeten pas. Të gjithë kanë patur një "femzanë" në jetën e tyre që ka qënë xheloze, kapriçoze, e dashuruar, që kontrollon telefonin, që bën si e fortë po telrfonon me privat për t'i dëgjuar zërin etj etj... Në qendër të vëmendjes vendoset figura femërore dhe mënyra se si ato reagojnë në situata të ndryshme. E padyshim, që këtë rol nuk mund t’a bënte askush më mirë se vet Rozi. Videot e postuara në profilin e saj në instagram, kanë krijuar tek publiku një impakt të menjëhershëm. Duke nisur nga gruaja në karrierë, zonja e shtëpisë, nëna e përkushtuar, studentja e shkëlqyer, vajza çapkëne, zonjusha rebele, modestja, e dashuruara, e deri tek histerikja, Rozi tregon histori të ndryshme vajzash të trajtuara me nota humori. E nëse deri më tani, keni humbur episodet e “Femzanave”, mos e bëni më këtë gabim. Të gjithë tek instagrami i Rozana Radit sepse të gjitha jemi nga pak "femzana".
 
View this post on Instagram
 
Femzanat kur flasin per Ish te dashurin. Tag nje shoqe ! @fioridardha @viola_lito @shehu.ardita @boom_oranews

A post shared by ACTOR/SINGER/HOST/AUTHOR/ (@rozana_radi) on

View this post on Instagram
 
Femzanat kur marrin pa “dashje” ISHIN ne tel ? Tag nje shoqe ! @fioridardha @viola_lito @shehu.ardita @boom_oranews