©31 18 Shtator 2021, 18:30

Ne bëmë 3 vjeç, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në festën e "News31"

Ditën e djeshme "News 31.com" bëri 3 vjeç. Gjatë këtyre tre viteve "News31" është bërë një dritare shumë e mirë informuese, pa tituj abuzivë dhe duke cituar gjithnjë burimet. Gjë e cila është reflektuar edhe nga vetë personazhet publike, protagonistët e lajmeve, të cilët rishpërndajnë pa hezitim shkrimet në rrjetet e tyre sociale.

Ky 3-vjetor nuk mund të kalonte pa një festë të bukur e të hareshme. Në "The Code Bar" me muzikë të mirë, energji pozitive dhe tejmbushur me dashuri, "News31" e gëzoi këtë natë. Në festë nuk munguan as personazhet e njohura nga bota e medias dhe artit, të cilët nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale foto e video nga nata e mbrëmshme. Olti Curri, Ronela Hajati, Elona Duro, Fatma Haxhialiu, Aulona Musta, Ilda Bejleri, Elios Shuli, Eraldo Rexho, Suada Daci ishin disa prej të ftuarve që gëzuan në ditëlindjen tonë mbrëmjen e djeshme.

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/09/StorySaver.Org-news31.al_242174033_885219235705487_1371788529164950730_n.mp4"][/video]

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/09/StorySaver.Org-jonidaalickolli_242046158_193604912867275_521630387177797769_n.mp4"][/video]

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/09/StorySaver.Org-jonidaalickolli_48480617_1248515192240707_1260430529622689736_n.mp4"][/video]

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/09/StorySaver.Org-jonidaalickolli_242249133_586160875870690_4335980070244870024_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="1138" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/09/StorySaver.Org-jonidaalickolli_242228183_2903949439872303_536387663023404099_n.mp4"][/video]

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/news-31.com/wp-content/uploads/2021/09/StorySaver.Org-jonidaalickolli_242236913_2788750674750223_4387128595078423957_n.mp4"][/video]

Me objektiva e ide të shumta, "News 31" vijon rrugën drejt informimit dhe argëtimit të lexuesve me ambicien për të qenë ashtu siç kemi qenë deri më sot! "NEWS31"- Për ata që dinë të lexojnë!

U bëfshim 100 vjeç, bashkë me ju!