LIFESTYLE 17 Qershor 2024, 17:58

Të gjitha pytjet në lidhje me shëndetin marrin përgjigje në Podcastin e Dr Albana Daka

Të gjitha pytjet në lidhje me shëndetin marrin përgjigje

Njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë në lidhje me shëndetin por sigurisht ka ende shumë për të zbuluar.

Pas shumë viteve eksperiencë në mjekësi dhe miliona pyetjeve që mund ti bëhen çdo ditë doktoreshë Albana Dakës (MD.PHD.Mjeke laboratori/nutricioniste), ajo vendosi të vijë me një podcast dedikuar shëndetit.

Health Mag” është dritarja ku merret informacioni i duhur për gjithçka që ka lidhje me shëndetin, teknologjinë mjeksore, inovacionin dhe trajtimet që duhen për problematikat dhe mirëqënien e gjithsecilit nga ne.

Mjekë të njohur dhe të specializuar në fusha të ndryshme por edhe personazhe të njohur të cilët tregojnë eksperiencat e tyre janë zërat që duhet të dëgjohen në këtë podcast. Prej pak javësh, Dr Albana Daka ka sjellë një bashkëbisedim të ngrohtë me të ftuarit e saj, duke kthyer përgjigje për shumë pyetje të cilat mund t’ju kenë bërë konfuzë me qasjen në internet.

Me gjithë respektin për “Google”, duhet të kuptojmë që mjekët e dinë më mirë çfarë na duhet./News31

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Health Mag (@health_mag_al)