LIFESTYLE 21 Mars 2024, 15:50

I paralizuar poshtë shpatullave, pacienti i parë i kompanisë së Elon Musk "Neuralink", shfaqet duke luajtur shah nëpërmjet çipit në tru!

I paralizuar poshtë shpatullave, pacienti i parë i kompanisë

Kompania e Elon Musk, "Neuralink", ose sic mund ta njihni të gjithë "kompania e cipit në tru", ka treguar sot pacientin e parë, i cili është shfaqur duke lëvizur kursorin në një kompjuter, teksa përdor pajisjen e implantuar në trurin e tij.  Në një transmetim të drejtpërdrejtë prej 9 minutash në X, Noland Arbaugh, përdor kursorin e kompjuterit për të luajtur shah në internet, teksa ai është i paralizuar poshtë shpatullave nga një aksident zhytjeje prej disa vitesh dhe iu instalua cipi në tru në muajin janar. 

Qëllimi i Neuralink është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët, për të ndihmuar në trajtimin e problemeve komplekse neurologjike.

"Kirurgjia ishte shumë e lehtë,"- tha Arbaugh gjatë prezantimit të tij sot, teksa po ashtu tha se kishte përdorur implantin e trurit edhe për të luajtur videolojën "Civilization VI", për 8 orë rresht. Megjithatë, pacienti po ashtu zbuloi se teknologjia e re ende nuk ishte perfekte dhe ata "kanë hasur në disa çështje" deri më tani. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Business | Motivation | Technology (@wealth)

Pajisja e Neuralink, e cila është rreth madhësisë së një monedhe, futet në kafkë me tela mikroskopikë, të cilët mund të lexojnë aktivitetin e neuroneve dhe të dërgojnë një sinjal me valë në një njësi marrëse (që në këtë rast ishte kompjuteri). 

Kompania gjithashtu ka kryer prova tek derrat fillimisht dhe ka pohuar se majmunët mund të luajnë një version bazë të videolojës Pong. Neuralink iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në maj 2023 dhe në fakt është vetëm një, nga një numër në rritje i kompanive dhe departamenteve universitare, që  po përpiqen ta përsosin dhe në fund ta komercializojnë këtë teknologji, për të gjithë njerëzit. 

Për shembull, "École Polytechnique Fédérale", kompani në Lozanë në Zvicër, i ka mundësuar me sukses pacientit Gert-Jan Oskam, i cili është i paralizuar, të ecë vetëm duke menduar për lëvizjet e përfshira. Kjo u arrit duke vendosur implante elektronike në trurin dhe shtyllën kurrizore të tij, të cilat komunikojnë nëpërmjet valëve mendimet në këmbët e tij. Detajet e zbulimit u publikuan në revistën Nature vitin e kaluar.

Truri i njeriut është shtëpia e rreth 86 miliardë neuroneve, qeliza nervore të lidhura me njëra-tjetrën nga sinapset dhe herë që duam të lëvizim, ndjejmë ose mendojmë, një impuls i vogël elektrik gjenerohet dhe dërgohet jashtëzakonisht shpejt nga një neuron në tjetrin. Teknologjia që po përdor Neuralink dhe kompanitë e tjera, njihet si ndërfaqja tru-kompjuter (BCI) dhe është është vendi ku duket se po shkojnë shumë miliona dollarë financime kërkimore për momentin.

/News31