Gjërat që ndodhin kur je me pushime në Turqi dhe nuk duhet të çuditeni aspak
Pooo e dimë që jugu i Shqipërisë ka plazhet më të bukur në botë, e dimë që: “O sa mirë me qenë shqiptar oe oe” por nëse do kishte edhe ca gjëra të tjera veç detit do ishte një mrekulli. Sigurisht që e zgjedhim bregdetin shqiptar për disa ditë, fundjava ose edhe pushime të plota por një javë në Turqi bën diferencën tek fjala PUSHIM. Një koncept turizmi që zor se e konkurojnë edhe pse ka shumë vende në botë që kanë shërbim të mirë dhe “all inclusive”. Në Turqi ka më shumë kuptim fjala “all inclusive”, jo vetëm ne konsum por në gjithë energjinë që duhet të marrim kur jemi me pushime. Janë disa gjëra që marrin kuptim dhe befasohesh kur je aty.
Portofoli nuk të duhet kurrë…
Sigurisht që nëse pushon diku tjetër, je i humbur pa portofol por në Turqi është shumë kënaqësi kur del nga dhoma vetëm me aksesorët dhe kremrat e plazhit.
Ke asistent personal
Sapo mbërrin në hotel, të caktohet asistencë për çdo gjë që të duhet gjatë qëndrimit. (Ne ishim tek Nirvana Dolce Vita). Asistentët tanë Çagri dhe Kaan kujdeseshin çdo ditë 24/7 që të shijonim eksperiencën e paharrueshme. Rezervonin për çdo aktivitet, për restorantet A La Carte dhe na informonin për të gjitha eventet apo argëtimet që kishte hoteli. Është e kotë të shtoj që ishin super të sjellshëm dhe me humor gjatë gjithë ditës (edhe kur kërkonim qiqra në hell).
Eksperiencë fantastike kulinarie
Hotelet e Turqisë nuk janë të famshëm vetëm për luksin por edhe për ushqimin fantastik që është në të gjithë restorantet por sidomos tek ata A La Carte. Nëse të shijon ushqimi në të gjitha dimensionet dhe kulturat, është vendi i duhur për ti provuar edhe pa qenë në Meksike, France, Itali apo në vende të tjera të botës.
Nëse je me fëmijë do ti bësh shumë të lumtur
Mund të zgjedhësh det, pishinë, aquapark dhe dita kalon si pa e kuptuar mes gjithë atij argëtimi. (Edhe pse fëmijët zgjedhin pishinën gjithmonë) Vëmendja që u kushtohet të vegjëlve është për tu admiruar. “Kids Club” është ambjenti ku luajnë, bëjnë Zumba, show, lego… mjafton të kenë një dëshirë dhe ju plotësohet.
Show të ndryshëm çdo natë
Një tjetër pikë e fortë e turizmit në turqi, veç shëbimit, mirësjelljes së stafit dhe argëtimit të të gjitha llojeve është edhe darka. Çdo natë ka show! Musical, artistë të ftuar, Dj të famshëm etj etj. Të duket vetja në Broadway, në Paris, tek Cirku i Diellit ose në spektakël kërcimi. Mund të shijosh art çdo natë.
Mund të bësh shoping
Brenda hotelit ishte një mini qendër tregtare ku mund të blije që nga brandet e njohura deri tek gjërat e thjeshta që mund ti kishe harruar në shtëpi. (Sigurisht për ata që duan të blejnë edhe për pushime)
Nuk të duhet një valixhe me rraqe
Nëse diku tjetër do të merrje një valixhe ekstra per peshqirët e plazhit, tharësen e flokëve, shampot apo çdo gjë tjetër për kujdesin personal, në Turqi nuk të duhen. Mund të marrësh e të ndërrosh peshqira plazhi sa herë të duash, produktet e kozmetikës dhe flokëve janë nga brandet më të njohura dhe cilësore në botë.
Patjetër që ka edhe shumë kënaqësi të tjera por veçova këto. Në Turqi merr vertet kuptim fjala “Relax”. Ti nuk e vret mendjen për asgje sepse ka menduar agjencia për ty. Sigurisht që në Shqipëri ka shumë Agjenci turistike por Global Travel bën diferencen. I kushton shumë rëndësi klientëve të saj. (Ndaj i ka besnikë prej vitesh) Ajo që më pëlqen është se të sugjerojnë hotelin e duhur sipas të gjitha nevojave, buxhetit dhe familjes apo çifteve. Kujdesen gjatë gjithë kohës me stafin e tyre për të t’i bërë pushimet vërtet pushime pa asnjë stres. Për mua është hera e dytë që kam pushuar në Turqi me Global Travel dhe do ta zgjedh gjithmonë!
View this post on Instagram